ELBASAN- Videoja e mëposhtme është e ambasadorit japonez Takada Mitsuyuki, që po kërcen valle shqiptare. Me qeleshe në kokë dhe në sfond me këngë shqiptare, ambasadori japonez në vendin tonë po shijon një natë shqiptare në Fish City në Elbasan.
Në video shihen vallëtarë shqiptare si dhe të ftuar nga ambasada japoneze, të cilët po kërcejnë të gjithë bashkë këngën “Ska si ne”. Kjo video është filmuar në Elbasan, ku po mbahet një darkë me shefa të kuzhinës japoneze në kuadër të javës japoneze të kulturës.