Femrat në qarkun e Elbasanit po depozitojnë më tepër kërkesa për divorc në gjykatë.Përgjatë vitit 2024 në Gjykatë u depozituan 690 kërkesë padi për zgjidhje martese ku rreth 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë përfunduar. Divorcet, janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja, martesa të cilat nuk zgjasin më shumë se dy vjet.Sipas psikologes klinike grupmosha e cila po depoziton më shumë kërkesa është ajo mes 20 deri në 40 vjeç.
Sipas psikologes martesat më jetëshkurtër janë ato që si pikënisje kanë njohjen në rrjetet sociale.
Kryetari i dhomës avokatëve të Elbasanit Demir Çiftja thotë se faktorët që çojnë një martesë drejtë divorcit vijojnë të mbeten dhuna, problemet ekonomike dhe tradhëtia .Ai shprehet me shqetësim dhe për faktin se burrat nuk paguajnë tarifën që u caktohet për fëmijët e tyre pas ndarjes.
Fenomeni i divorcit ka njohur rritje të ndjeshme në dekadën e fundit,por faktorët duket se kanë mbetur të njëjtë.