Më shumë se 40 dronë rusë sulmojnë kryeqytetin ukrainas, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

0
A drone is seen in the sky over the city during a Russian drone strike, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine May 4, 2023. REUTERS/Gleb Garanich

UKRAINË- Një valë sulmesh me dronë rusë në kryeqytetin ukrainas la një person të vdekur dhe ndezi zjarre rreth qytetit, thanë zyrtarët në Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko tha se forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kishin “kapur tashmë më shumë se 20 UAV ” që po shkonin drejt kryeqytetit dhe paralajmëroi se “një valë e re dronësh është në rrugën e saj”.

Zyrtarët e administratës ushtarake të qytetit më vonë thanë se numri i dronëve rusë të rrëzuar gjatë natës në më shumë se 40. Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.

Një burrë 41-vjeçar vdiq në lagjen Solomyanskyi të qytetit pas sulmeve, ndërsa rënia e mbeturinave të dronit në një pikë karburanti plagosi një grua 35-vjeçare, si edhe dy të tjerë tha Klitshko.

Rënia e mbeturinave të dronit shkaktoi gjithashtu zjarre në ndërtesa në të gjithë kryeqytetin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu