Mësohet se trageti me të cilin udhëtoi kryeministrja italiane nga Vlora për në Itali, ka ngelur në mes të detit.
ITALI- Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ‘A-ships’ ka pësuar defekti ditën e sotme. Mësohet se trageti me të cilin udhëtoi kryeministrja italiane nga Vlora për në Itali, ka ngelur në mes të detit.
Trageti u nis për në Vlorë mesditën e sotme, por sapo kaloi brigjet italiane, është bllokuar dhe ka ngelur në det. Pasagjerët në traget po zbarkojnë dhe po kthehen në Brindisi. Ndërkohë që se kur do të bëhet sërish nisja me pasagjerët nga Italia për në Shqipëri ende nuk dihet.