Elbasani kthehet në ‘ferr’/ Radhë kilometrike në akset Elbasan-Peqin, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Pogrtadec

0

Elbasani kthehet në ‘ferr’ për drejtuesit e automjeteve. Radhë kilometrike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në akset Elbasan-Peqin, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Pogrtadec.

Makina që presin në trafik vihen re në disa akse rrugore që lidhen me rrethrotullimin e Brandasheshit, nga ku nis edhe autostrada që të lidh me Tiranën. Qindra automjete kanë krijuar ngarkesë dhe është bërë trafik i madh, pasi qytetarët po kthehen nga pushimet e kësaj fundjave.

Policia rrugore ndodhet në Brandashesh por edhe në vende të tjera për të normalizuar trafikun.

Akset me të ngarkuar janë nga Pogradeci në drejtim të Elbasanit dhe rrethrotullimit të Brendasheshit, ndërsa nga aksi Peqin-Elbasan trafiku ka arritur deri ne fshatin Vidhas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu