“Më thanë që kisha 5 minuta jetë”/ Këngëtarja rrëfen historinë e saj

0

Ishte viti 2018, kur artistja Demi Lovato do të kalonte në mbidozë duke rrezikuar seriozisht jetën. Pasi kishte konsumuar një sasi të lartë droge, e reja u gjend fare pak minuta larg vdekjes.

Përmes serive “Dancing With the Devil” (“Të Kërcesh me Djallin”), një dokumentar i cili do të jepet në YouTube, ku 28-vjeçarja do rrëfejë betejën me varësinë e saj ndaj substancave narkotike, këngëtarja pritet të tregojë ndër të tjera, detaje rreth ngjarjes së bujshme të tre viteve më parë.

“Pata tre sulme në zemër dhe pësova një atak kardiak. Mjekët më thanë se kisha pesë deri në dhjetë minuta jetë”, shprehet Demi, përgjatë trailer-it të videos.

Asokohe, Lovato u dërgua me urgjencë në një spital në Los Angeles. Ajo tregon se është duke jetuar me efektet e mbidozës, duke përfshirë problemet me kokën (mjegullim, dhumbje) dhe shpesh turbullim në shikimin e saj që e ndalojnë të ngasë makinën.

“Gjithashtu për një kohë të gjatë e kisha shumë të vështirë të lexoja”.

Më tej, Lovato thotë se dëshiron që në dokumentar të vendosë një regjistrim ku një mik i saj shprehet se “Demi duhet të ketë vdekur”. Lovato shtoi:

“Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Jam në jetën time të nëntë”.

Seriali dokumentar me katër pjesë, “Dancing With the Devil” trajton rikuperimin dhe të gjithë karrierën e Lovato-s, nga mbidoza në korrik të 2018-ës te shërimi.

Këngëtarja, disa nga hitet e së cilës janë “Sorry Not Sorry” dhe “Heart Attack” e përshkroi datën kur ajo pothuajse ndërroi jetë si “ditën e saj të mrekullisë”. Ky është dokumentari i tretë me në qendër jetën e Lovato-s. Filmi i vitit 2012 “Stay Strong” tregoi se si ajo anuloi një turne me Jonas Brothers për të hyrë në rehabilitim.

Në vitin 2017, në “Simply Complicated”, Lovato pranoi se gjatë xhirimeve të filmit  “Stay Strong” kishte qenë nën efektin e kokainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu