Ed Sheeran është transformuar krejtësisht për videoklipin e këngës së tij më të re, “Bad Habits”. I veshur me një kostum rozë, me thonj të lyer e sy të mavijosur, këngëtari ka kërkuar falje për ndryshimin më të dukshëm në pamjen e tij.
Jo nuk janë dhëmbët prej vampiri, por flokët bjondë. Këngetari i ka kërkuar falje fansave të tij që kanë flokët portokalli, shkruan InfoWebTV.
“Flokët e mi ishin bjondë për 3 ditë me rradhë për xhirimin e klipit”, është shprehur këngëtari.Ndërkohë qe fansat e këngëtarit kanë thënë me humor se nuk do ta falin kurrë për atë që ka bërë.
“Bad Habits” do të jetë kënga e parë e Ed Sheeran pas 2 vjetësh dhe do të dalë në 25 Qershor.
infowebtv.com