“Me vete e ke…”, fansat kapin “mat” Adrolën dhe Capital T në New York

0

“Me vete e ke…”, fansat kapin “mat” Adrolën dhe Capital T në New York

Artisti i mirënjohur Capital T dhe super modelja Adrola Dushi duket se janë të pandarë nga njëri-tjetri. Pas pushimeve që kaluan së bashku, tashmë ata ndodhen në SHBA. Fansat kanë vënë re se të dy ndodhen në New York dhe këtë e kanë vënë në dukje në sektorin e komenteve.

“Rastësi që t’i dhe Capital T jeni në New York!/ Capitalin me vete e ke?/ Capital T sa të mirë jeni të dy shkoni shumë më vjen mirë që jeni bashkë? M’i bëj të fala Capital T”, janë disa nga komentet në profilin e Adrolës. Me sa kemi parë në rrjetet sociale, Capitali ka xhiruar në SHBA një projekt, teksa nesër ai publikon këngën e re që titullohet “Diego”. Ndërkohë, fluturimet e Adrolës drejt shtetit amerikan janë më të shpeshta duke qenë se i biri, Troi, dhe familja e saj jetojnë atje.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Adrola, teksa kjo nuk është hera e parë që fansat vënë re se ajo dhe Capitali kanë shkuar në destinacione të njëjta. Disa ditë më parë çifti ishte në Maldives, ku reperi festoi edhe ditëlindjen e tij të 29-të.

Ndërkohë, pak muaj më parë ata postuan foto në rrjetet sociale nga Turqia, teksa modelja kishte veshur edhe një xhaketë të këngëtarit. Vlen të theksohet se deri tani dyshja ka mohuar gjithnjë zërat se janë bashkë, duke u shprehur se janë vetëm miq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu