Ja çfarë simbolizojnë tatuazhet më me kuptim të Justin Bieber

0

Vlerësimi i Justin Bieber për artin e tatuazheve është jo pak i njohur dhe një pjesë të mirë në evolucionin e tij si artist dhe si person e kanë pikërisht ato. Tatuazhet pasqyrojnë udhëtimin e tij shpirtëror ose ndryshimet e vazhdueshme zanore në prodhimet e tij muzikore.

Në revistën për Vogue, këngëtari ka dhënë shpjegimet për disa nga tatuazhet e tij.

“Ariu, të cilin e bëra në Zelandën e re, përfaqëson ‘pjesën tjetër’. Sado i fortë dhe elastik të jetë një ari, ai gjithmonë bie në letargji, gjë që është shumë e rëndësishme. Ne si njerëz ecim, ecim, ecim pa pushuar dhe kjo mund të na lërë të rraskapitur”.

“Është një ritëm i pamëshirshëm”, të cilin Bieber e njeh mirë sepse e tillë është dhe jeta e tij, edhe pse kohët e fundit ka gjetur kohën për të pushuar.

“Luani që kam bërë nga artisti i tatuazheve Bang Bang, përfaqëson ‘të kesh zemrën e një luani’. Të jesh i guximshëm, kurajoz dhe i fortë.”

Ky është një nga disa modelet e frymëzuara nga kafshët në trupin e Bieber, fakt jo surprizues ky duke marrë parasysh se Justin i adhuron kafshët.

“Unë gjithashtu e dua dhe këtë zogun që kam bërë në qafë. Më shërben për të më kujtuar dhuratat që më ka dhënë Zoti dhe gjithçka që kam – të fluturoj duke tejkaluar çdo idiotësi.”

Ky nuk është tatuazhi i vetëm që shërben si një shprehje e thellë e besimeve fetare të Bieber.

“Kryqi në mes të gjoksit është një simbol i besimit tim dhe një kujtesë e asaj që Jezusi duroi për të ndrequr gjithçka që ishte thyer”, thotë Bieber.

“Trëndafili në qafën time më kujton se edhe pse jam me të meta, bukuria shkëlqen edhe nëpër skajet tona më të ashpra.”

Të premten e kaluar, Justin Bieber publikoi albumin e tij të gjashtë, “Justice”. Një produkt i drejtpërdrejtë i kohës së tij të kaluar në karantinë me bashkëshorten, Hailey Bieber.

“Jam një romantik i pashpresë”, u shpreh Justin për Vogue. Këngët flasin për tema mbi shëndetin mendor, besimin, meditimin apo edhe çështje si “Black Lives Matter”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu