‘Me zemrën time”! Çfarë postonte në rrjetet sociale babai i arrestuar i nënës së zhdukur me tre fëmijë? (FOTO)

0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta. Arazi në Facebook rezulton të ketë foto më të shpeshta me fëmijët, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”, sikurse vërehen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu