Gjendet një armë zjarri në burgun e Greqisë, pistoleta e fshehur brenda murit

0

GREQI- Në burgun “Koridhalos” aty ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë, policia greke ka gjetur një armë zjarri. Gjatë kontrollit, në qelinë e zbrazët, autoritetet gjetën një pistoletë dhe 19 fishekë. Arma ishte e fshehur brenda murit dhe e ndarë në gjashtë pjesë.

Sipas raportimeve që nga muaji gusht i 2023 qelia ku ishte arma e fshehur rezulton të jetë bosh. Ndërsa Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu