Mediat publikojnë fotot e shqiptarit më të kërkuar në Greqi, ishte pasagjeri i Alket Rizait

0

Gjithçka filloi mbasditen e së premtes (29 janar) kur një BMW e zezë me xhama të errët tërhoqi vëmëndjen e Policisë në një makinë patrullimi të ndërhyrjes së Shpejtë dhe e ndaloi atë për kontroll në kryqëzimin e rrugëve Kyprou dhe G. Plati në Lamia.

Kur dera e pasagjerit u hap, Policia, si dhe të gjithë qytetarët që ishin në postbllok, nuk u besuan syve!

Bashkë me shoferin në ndenjësen e parë nuk ishte askush tjetër përveç Alket Rizai dhe 45 vjeçari shqiptar që ishte në kërkim.

I pandehuri 45 vjeçar është i njohur për autoritetet greke pasi ai është i përfshirë në çështje të tjera , të tilla si përpjeke për të shantazhuar një biznesmen.

Ai deri më tani i ka shpëtuar arrestimit deri kur ai u kap në makinë me Alket Rizain.

Gjithashtu 45 vjeçari që njihet dhe si një nga drejtuesit e jetës së natës, sot ka dalë para hetuesve dhe do të merret në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu