Megi Pojani dhe Ermal Mamaqi vijnë bashkë me bashkëpunimin e radhës

0

Ermal Mamaqi ka bërë me dije prej kohësh se është duke u marrë me një projekt të ri, që do të jetë një serial. Herë pas here, ai ka bërë zbulime me anë të rrjeteve sociale rreth personazheve që do të jenë pjesë e këtij projekti.

Pak orë më parë, Ermali ka postuar një foto në Instagram me një mbishkrim që duket se po na zbulon dy aktorë të tjerë të serialit.

“Ju prezantoj me dy yjet e serialit H.O.T. Irgen çela dhe Megi Pojani. Këtë vjeshtë në TV.”

Me këtë postim ai ka bërë të ditur faktin se Irgeni dhe Megi do të jenë pjesë në serialin, që me sa duket do të shfaqet vjeshtën e këtij viti. Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Megi dhe Ermali bashkëpunojnë. Ajo ka qenë pjesë e një tjetër filmi të Ermalit “Dy gisht mjaltë”.

Ndërkohë, muajin e kaluar Jonida Vokshi ishte e ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio. Ajo konfirmoi se do të jetë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit, madje provat kanë filluar tashmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu