As në Stamboll e as në Londër. Ja ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve

0

Duket se UEFA do ta anulojë përfundimisht opsionin e Stambollit, aty ku pritej të zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian kishte bërë të ditur se finalja do të zhvillohej në qytetin e Turqisë, mirëpo pak ditë para datës së madhe, plani do të dështojë.

Turqia e ka në listë të kuqe Britaninë e Madhe për rregullat antiCOVID, e sipas Fabrizio Romanos, kjo ka bërë që UEFA të kërkojë një tjetër opsion.

Sipas gazetarit ndërkombëtar, finalja mes Manchester Cityt dhe Chelsea që luhet më 29 maj do të vendoset në Portugali.

Estadio do Drago do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve, derisa edhe në vitin e kaluar ishte mbajtur pikërisht në Portugali, por me nikoqir, stadiumi Da Luz.

Më 29 maj, City dhe Chelsea do të tentojnë të fitojnë trofeun, mirëpo vetëm njëra do ta marrë trofeun në duar. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu