Mehilli heq dorë nga politika , ja ku do të përfshihet

0

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli, përmes një statusi në “Facebook”, ka njoftuar se për momentin nuk do të jetë më e angazhuar në politikën aktive.

Në postim, Mehilli shkruan se në ditët në vijim do të përfshihet në një format analize politike, e cila lidhet me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes këtij angazhimi të ri, Mehilli shkruan se do të synojë të jetë zëri i njerëzve që ndajnë të njëjtat shqetësime me të.

Postimi i plotë i Erla Mehillit:

Te dashur miq! Pas kaq vitesh eksperience poltike dhe profesionale gjate punes me zotin Berisha, kam vendosur te angazhohem ne nje projekt te ri profesional. Ne ditet ne vijim do kem kenaqesine te perfshihem fillimisht ne nje format analize politike qe perkon edhe me nisjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj te jete nje kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.

E di qe ka shume zera qe e bejne kete cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu