Melonit i pëlqen Shqipëria: E mendoni dot se vendi ku u zhvillua samiti quhej ‘Sheshi Italia’

0

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është rikthyer për të folur me qytetarët në rrjetet e saj sociale, pas disa ditësh mungesë për shkak të gripit sezonal. Në rubrikën #gliappuntidigiorgia, kryeministrja tha se ishte një javë me lajme të mira, duke shtuar se shumë gjëra interesante i kishin ndodhur, duke u ndalur në disa rubrika. Mes tyre përmendi edhe ardhjen në Shqipëri për Samitin mes Shqipëirsë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ishte një javë me takime ndërkombëtare. Takimi në Tiranë i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilët historikisht Italia ka një raport të privilegjuar. Mendoni që Samiti mbahej në një shesh që mban emrin “Sheshi Italia” dhe stadiumi ku mbahej ky samit, është projektuar nga një arkitekt italian. Sa më shumë udhëtoj nëpër botë, dhe aq më shumë kuptoj sesa shumë dëshirë ka për Italinë. Dhe për ato vende ku ekselentët tanë shihen në mënyrë shumë pozitive. Një element mbi të cilin duhet të arsyetojmë dhe të vlerësojmë më shumë prezencën tonë si komb në raportet ndërkombëtare,”-u shpreh ajo.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt më 6 dhjetor në Tiranë duke shënuar një ditë historike për vendin tonë. Gjatë samitit, u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu