“Mendonin se isha i çmendur”, Justin Bieber duartroket gjimnasten që hoqi dorë nga lojërat olimpike për shkak të shëndetit mendor

0

Simone Biles hoqi dorë papritur nga gara në lojërat olimpike, duke përmendur si arsye kryesore problemet me shëndetin mendor. Duke ulur fanellën e saj të bardhë në mes të garës së gjimnastikës të martën në mbrëmje, Biles vlerësoi situatën dhe kuptoi se nuk do të ishte e shëndetshme të vazhdonte garën. Të mërkurën, ajo u tërhoq nga konkurrenca përfundimisht për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe këngëtari Justin Bieber. Ky i fundit ka mbështetur publikisht vendimin e gjimnastes dhe është shprehur krenar, që ajo ka vendosur të parin shëndetin mendor e më pas punën e saj. Ai ka rikujtuar po ashtu kohën kur hoqi dorë nga turneu “Purpose”, për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të tij mendor.

“Askush nuk do e kuptoj presionin me të cilin ju përballeni! E di që ne nuk njihemi, por jam shumë krenar për vendim që more. Është aq e thjeshtë sa çfarë do të thotë të fitosh gjithë botën, por të humbasësh shpirtin tënd.

Ndonjëherë jo-të tona janë shumë më të fuqishme se po-të. Kur ajo gjëja që të pëlqen fillon të të rrëmbejë lumturinë është e rëndësishme që të bësh një hap mbrapa për ta vlerësuar pse. Njerëzit mendonin se unë isha i çmendur që nuk përfundova turneun “Purpose”, por jo ishte gjëja më e mirë që mund të bëja për shëndetin tim mendor! Shumë krenar për ty!”, shkruan Bieber në një postim në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu