Merr flakë automjeti në autostradën Elbasan-Tiranë

0

Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët pranë fshatit Mullet, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se furgoni ka marrë flakë në pjesën e motorit, ndërsa shkak dyshohet se është një defekt teknik.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe qytetarët janë duke u munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu