Merr flakë makina në rrugën Tiranë-Elbasan

0

Një makinë në lëvizje është përfshirë nga flakët sot në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Informacioni paraprak i policisë thekson se automjeti është në pronësinë e shtetasit me inicialet D.B.

Forcat blu thonë se nuk ka pasur probleme për drejtuesin e mjetit, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu