Merr fund arratia, prangoset autori që plagosi me sëpatë 46-vjeçarin në Korçë

0

Nuk ka zgjatur më shumë se dy orë arratia e shtetasit me iniciale E.B i cili dhunoi me sende të forta një 46-vjeçar në Korçë.

Dyshohet se autori pas një sherri ka goditur me sende të forta Sokol Duron i cili ka përfunduar me fraktura të shumta në spitalin e Korçës. Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se konflikti dyshohet për një femër, autori dhe i plagosuri i komunitetit egjiptian.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu