Merret vendimi për 3 të arrestuarit të përfshirë në laboratorin e drogës, shpallen në kërkim tre të tjerë (EMRAT)

0

Gjykata e rrethit gjyqësor të Lushnjës, ka dhënë vendimin për masën e arrestit përsa i përket 3 shtetasve që u arrestuan si përgjegjës të kultivimit të lëndëve narkotike në laboratorin e drogës të organizuar në qytetin e Lushnjës.

Për shtetasin Mario Cela, 40 vjeç gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.

Ndërkohë për dy punonjësit e OSHE-së, për 64 vjeçarin Mestan Zoto ka vendosur arrest shtëpie, ndërsa për Vilsi Liçi 23 vjeç ka vendosur masën e arrestit me burg.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:

Ervin Rista 45 vjeç, banues në Tiranë
Lirim Serdani 54 vjeç, banues në Fier
Igli Borova 27 vjeç, banues në Fier