Merret vendimi për shoferen e makinës në aksidentin ku vdiq “Xubi” i Ysberishtit

0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për shoferen e përfshirë në aksidentin ku humbi jetën Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi” i Yzberishtit.

Shoferja A.Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi siç dallohet edhe në video, ajo kthen makinën në kryqëzim duke i prerë rrugën motorit.

Megjithatë Prokuroria thotë se Avdillari ishte duke udhëtuar me motor me shpejtësi prej 180 kilometra në orë.

Fatmir Avdillari njihej si person me precedentë penalë për plagosje me armë zjarri dhe përfshirje në trafik droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu