LAJM I FUNDIT/ Elbasani nuk gjen qetësi, motori përplas rëndë 11-vjeçarin

0

Vendi ynë nuk po gjen qetësi këtë të premte, teksa dy aksidente rrugore janë raportuar brenda pak minutash në distancë mes njëri-tjetrit.

Mësohet se në Elbasan, konkretisht në fshatin Labinot Mal, një motor ka përplasur një 11 vjecar, i cili është transportuar menjëherë në spital.

I mituri eshte transportuar drejt spitalit kirurgjik, ndërsa policia po shkon drejt fshatit të thellë malor, për hetimin e plotë të ngjarjes.

Vetëm pak minuta para aksidentit ku u dëmtua 11 vjeçari në fjalë, një tjetër aksident ndodhi në Lushnje me pasoja tragjike. Babë e bijë humbën jetën pasi makina e tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu