ITALI- Arkivoli i Klajdi Bitrit shqiptari i cili u vra disa ditë më parë në Itali ku punonte prej vitesh është nisur drejt Shqipërisë nga aeroporti i Ankonës. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut shqiptar që u vra padrejtësisht nga një shtetas algjerian, ishin mbledhur miq e të afërm të viktimës. Mes lotësh e duartrokitjesh ata kanë bërë thirrje për drejtësi për vrasjen e Bitrit. Ndërsa në shenjë simbolike mbi arkivolin e të ndjerit kishin vendosur një flamur shqiptar. I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.
Si ndodhi ngjarja?
Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga një i ri nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë.