Mesila Doda ka zgjedhur që të vazhdojë si deputete e pavarur në Kuvend, duke mos pranuar të bëhet pjesë e asnjë prej tre grupeve parlamentare të opozitës.
Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Mesila Doda renditej në listën e sigurt të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, e 10 në listë, ku arriti të merrte mandatin e deputetes pa bërë fare fushatë.
Ajo u fut si kandidate e PDIU-së, por kjo parti dështoi të merrte vota në këto zgjedhje, ku kryetari i saj, Shpëtim Idrizi, i cili ndodhej në listë të hapur në Tiranë, mori vetëm 1991 vota preferenciale, bashkë me diasporën.





