Messi flet për skandalin e fanellës së Meksikës

0

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, ka komentuar zhurmën për momentin e fanellës së Meksikës. Në dhomat e zhveshjes, sulmuesi 35-vjeçar ka shkelur fanellën meksikane, gjë që shkaktoi pakënaqësi te kampioni i botës në boks, Saul Alvarez.

“Ky është një keqkuptim i zakonshëm. Kushdo që më njeh e di që unë i respektoj të gjithë kundërshtarët. Ishte një dhomë zhveshjeje ku shpërndajmë gjërat tona. Nuk kam asgjë për t’i kërkuar falje popullit të Meksikës, nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga ana ime”, tha Messi për TUDN.

Kombëtarja e Argjentinës përfundoi në vendin e parë në grupin e saj dhe kaloi në play-off të Botërorit 2022, ku do të takohet me Australinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu