Ka kremtur plot 28 -të 7 mars qysh nga nisja për herë të pare punë në arsim,e në secilin prej tyre ka përjetuar emocione të ndryshme. Mesuese Braniola Vrapi nga Elbasani në ditën e mësuesit e ka të pamundur ti shmangë emocionet. Ajo jep mësim në ciklin fillor,dhe thotë se brezat ndër vite kanë ndryshuar shumë. Nëse dikur nxënësit ishin të urtë dhe ishte më e thjeshtë ti përfshije në procesin mësimor, sot ata janë më energjik dhe më pak të përkushtuar ndaj mësimit. Mësuese Braniola pohon se nxënësit e teknologjisë janë sfida më e madhe e mësuesve të sotem, por dhe shoqërisë.
Teksa bën një paralelizëm të arsimit jashtë dhe atij në Shqipëri mësuesja e arsimit përpiqet ta ndajë përgjegjësinë për situatën e krijuar.
Pandemia dhe mësimi online kanë lënë shenja të parikuperueshme te brezi i sotëm. Këtë fakt e pohon edhe mësuese Braniola të cilës iu desh nga shtëpia të përcillte klasën e pesë e fill një vit më pas të merrte klasën e parë.
Në përfundim mësuesja nga Elbasani e mbyll me një mesazh bashkëpunimi për trinomin mësues- nxënës- prindër, pa harruar edhe urimin për kolegët për ditën e mësuesit.