Meta dhe Kryemadhi harrojnë humbjen e thellë e bëhen bashkë: Me Super Monën…

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mesa duket ka bërë “paqe” me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pasi kjo e fundit doli në deklaratë për opinionin publik dhe kërkoi falje për gabimet e opozitës kur dogji mandatet e deputetëve.

Meta dhe Kryemadhi janë “arratisur” në plazh dhe Kreu i Shtetit ka publikuar një foto buzë detit teksa shihen të dy të qeshur.

“Me superMonën”, shkruan Meta, duke thënë se kjo është një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre, Besarit.

“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!”, shkruan Meta në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu