Meta flet pas votimit, zbulon axhendën që do të ketë sot: Punën më të rëndësishme e bëra

0

 

Teksa ka votuar në qendrën pranë Kopshtit Botanik, presidenti i vendit Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur parlamentin e ardhshëm. Meta tha se procesi i sotëm duhet të jetë model, në mënyrë që shqiptarët ti tregojnë të gjithë botës, se mund të kenë zgjedhje me standarde europiane.

Meta:

Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, ditë e mrekullueshme dhe zoti na ka ndihmuar sot që sovrani të shprehë vullnetin e tij në kushte të mira, Republika të ripërtërijë themelet e saj, barazinë para ligjit na e siguron vetëm liria e votës.

Presidenti ka një axhendë që mbivendoset çdo sekondë, punën më të rëndësishme sapo e bëra, votimi është jo vetëm një e drejtë kushtetuese, është një akt patriotik, mbrojtja e atdheut. Sot atdheu mbrohet me sjellje të qytetëruar.

Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, mbarëvajtja e këtij procesi do ta bindë që ne jemi një vend që meritojmë të shkojmë në BE. Votoni për kandidatët më të mirë që mendon se janë më të mirë që s’do tu binden kryetarë të tyre si kukulla.

Sot qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur partinë dhe kandidatin e tyre të preferuar, në listat e qarqeve, që dëshirojnë që ti përfaqësojnë në Kuvendin e 4 viteve të ardhshme.

Në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emigrantë, të cilët edhe në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës në vendin ku punojnë dhe jetojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu