Meta : Ftova Gjiknurin për darkë,nuk do ti ndahem Vlorës ditën dhe natën

0

Meta:

“Unë dje kam pasur një darkë me gazetarët e Vlorës informale. Pa përjashtuar asnjë. Në darkë ka qenë edhe Bujar Leksaj dhe Damian Gjiknuri. Zotin Damian e kam ftuar vetë pasi shpesh ai ka qenë I detyruar nga kryeministri për të shpifur ndaj takimeve në mia. Darka fokusin e kishte te transparenca e procesit zgjedhor dhe që të mos provokohet me shakara pa kripë që janë rrugaçëri. Të jetë I qetë edhe kryeministri. Deri në 26 Prill do jemi në Vlorë. Do jem ditën dhe natën. Janë të ftuar të rrinë me mua por çdo skenar do të jetë I papranueshëm. Të kuptojnë që në Vlorë nuk bëhet shaka. Unë e kuptoj pse e ka shqetësimin te Ilir Meta se Ilir Meta bën gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe së dyti ai bën gjithçka për të shantazhuar opozitën. Diga kryesore për të mos përmbytur demokracinë ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale dhe jo një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës. Mos të provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën nga hallet dhe pamundësitë, burrat me vese që turpërojnë familjet e tyre por duhet ta dijë që më 25 Prill do e marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në një vend të mrekullueshëm me qytetarët e botës që kërkon të sjellë Edi Rama dhe kërkon t’i largojë prapë pasi të mësojnë gjuhën shqipe, për të cilën jemi krenarë. Fajin na e ka Edi Rama që i shërben mafies ndërkombëtare. Në 25 Prill çdo gjë dhe kushdo mund të bëhet kurban. Presidenca do jetë kudo por në radhë të parë në Vlorë, se është qendër e gjithë shqiptarëve dhe meriton të japë shembullin e standarteve të zgjedhjeve”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu