Balla në Infofokus: Bëmë marrveshje me Lulin që të eleminojmë LSI por…

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh në emisionin Infofokus të gazetarit Fatos Salliu se PS kishte bërë marrveshje me PD për të eleminuar LSI në 2017. Por sipas tij, kreu demokrat i “tradhëtoi”.

Pjesë nga biseda:

Taulant Balla: Mjafton të krahasojmë Belshin me Cërrikun, kur Cërriku qeverisej nga një përfaqësues i LSI-së. Se LSI marrdhënien me investimin e ka me përqindje. Dhe kur cilësia e investimit shkon në disfavor të investimit cilësia del fiasko. Skmi ç’ti bëjmë. Kjo ishte LSI. Prandaj vendosëm bashkë me Lulin në 2017 ta çojmë LSI-në pr skrap, por siç e ka Luli që nuk mbaron asnjë punë në jetën e vet, edhe këtë punë e la përgjysmë, por ne do ta mbarojmë tani 2021.

Gazetari: Keni objektiv ta eleminoni LSI kështu?

Po pra. Ramë dakort me Lulin për këtë punë. Por ai e la përgjysmë e ne do ta mbarojmë.

Gazetari: Duket se do të shpëtojë edhe këtë herë LSI-ja.

LSI nuk shpëton dot këtë radhë  dhe të garantoj se LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu