Meta i miratoi të gjithë emrat e ministrave, kur pritet të votohet qeveria Rama 3/ Ja për ku niset Rama menjëherë

0

Një ditë pas dekretimit të të gjithë ministrave të qeverisë Rama 3 nga presidenti Ilir Meta, shumica socialiste pritet që ti propozojë konferencës së kryetareve mbledhjen e parlamenit gjatë ditës së nesërme (16 Shtator).

Përpara se të shkojnë të betohen në Presidencë, të gjithë ministrat dhe vetë Rama do të duhet të marrin votëbesimin në Kuvend, ku pritet të bëhet dhe prezantimi i programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita, ndërsa kjo e fundit ka mbajtur qëndrime pothuajse bojkotuese në tre seancat e para që janë zhvilluar.

Kjo seancë zhvillohet përpara kësaj të diele të 19 Shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt Neë York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu