Meta ia merr valles në Krujë, kë dekoroi me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar sot qytetin e Krujës, aty ku spikat identiteti ynë kombëtar dhe çdo gjë identifikohet me emrin e Heroit Tonë, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Meta në këtë vizitë bëri të mundur dhe dekorimin me Titullin “Mjeshtër i Madh”, të grupit karakteristik “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.

Gjithashtu u dekorua edhe studiuesi Mehmet Nallbani.

Shënimi i Metës

Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve.

Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.

Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.

Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu