Aksident tragjik/ Ndahet nga jeta foshnja dy javëshe,prindërit adoleshentë janë të rrënuar

0

Prindërit adoleshentë të një foshnje dy javëshe, e cila u vra tragjikisht sot, thanë: “Zemrat e mamit dhe babait do të dhembin gjithmonë, ne të duam më shumë se gjithçka”.

Ciaran Leigh Morris u vra tragjikisht pasi një BMW  përplasi  karrocën e foshnjes të dielën e Pashkëve në Brownhills.

Prindërit e tij me zemër të thyer, Camaron Morris, 18 vjeç dhe Codie Holyman, gjithashtu 18 vjeç, mbajtën sot njëri-tjetrin për mbështetje kur ata vizituan skenën tragjike 24 orë pasi ai u vra. Ata i dhanë një nderim emocional djalit të tyre , i cili lindi gati një muaj më herët. Në një deklaratë të lëshuar në emër të tyre nga policia, çifti tha: “Ne nuk arritëm të të mbanim  për shumë kohë por jemi të lumtur që patëm mundësinë të të takojmë, të kujdeseshim dhe të të quanim djalin tonë.”

Në vendin e përplasjes tragjike u vendosën lule  dhe tezja e madhe e djalit tha sot se familja ka mbetur zemërthyer. Lisa Forde, 58 vjeç, nga Brownhills, West Mids, tha: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë tjetër që mund të them, mendja ime është zbrazur.”

Camaron dhe Codie postuan fotografi të djalit të tyre të porsalindur në Facebook në 18 Mars.

Burimi : The Sun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu