Meta ironizon ftesën e Ramës për koalicion me Bashën : Presidenti do i mbrojë nderin vajzave

0

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për koalicion me Lulzim Bashën pas 25 Prillit. Ai tha se kjo është ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit ndërsa shtoi se nëse duan të bëjnë koalicion të gjitha partitë duhet ta shpallin që tani.

“Ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit. Përgjigja ime në parim është kjo se çdo koalicion para se qytetarët të votojnë duhet të shpallet. Duhet ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do i mund Bojkeni edhe I vetëm”, deklaroi Meta.

Meta deklaroi se skenari i socialistëve në Vlorë është djegur ndërsa shtoi se çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Ai ftoi edhe njëherë në takim Damian Gjiknurin duke e njoftuar se nesër do të jetë sërish në Vlorë.

“Numri 8 në Vlorë kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është djegur.  Atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushka. Çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Vajzat dhe gratë problematike të Vlorës e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre që i kanë në rreth.

Presidenti nuk i shet dhe nuk i trafikon kurrë, por do i mbrojë nderin e vajzave të gjithë Shqipërisë. Nesër e njoftoj Damianin që jam në Vlorë prapë dhe është I ftuar prapë atje të vijë. Meqë ka këto të dhëna Damiani që unë shkoj fshehtas në Vlorë”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu