Meta krahason fletët e pavlefshme me vitet e mëparshme : Numërimi dhe rinumërimi i votave të pavlefshme është vendimtar

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish sa i takon procesit zgjedhor të së dielës, ku bën një krahasim të fletëve të pavlefshme të votimit, që në 25 Prill shënuan një rekord negativ.

Meta sjell në kujtesë zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017, ku numri i votave të pavlefshme ishte më pak se 2%, ndërsa në zgjedhjet e së dielës kjo shifër ishte më shumë se 5%.

Presidenti shkruan se në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Postimi i plotë i METËS:

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.

Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu