Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Joani, ka jep mesazhin për kremtimin e Pashkëve

0

Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Joani, ka dhënë një mesazh për kremtimin e Pashkëve.

“Të dashur vëllezër e motra,është viti i dytë që po e kremtojmë Pashkën me kufizime dhe në një kohë të vështirë.Shumë njerëz si pasojë ë pandemisë janë përballur me sëmundjen e rëndë,te tjerë kanë humbur familjarë dhe të afërm të tyre.Shumë të tjerë po përjetojnë probleme të shumta ekonomikë ,psikologjike dhe sociale, si dhe ankth e pasiguri.Por, Pashka na kujton se ne nuk jemi vetëm.Perëndia e dashurisë është pranë nesh dhe vazhdon të na dojë e të kujdeset për ne.Prania e tij ndricon shpirtrat tanë sado e madhe që të jetë errësira.Madje kur jemi në errësirë ,ne kemi nevojë më shumë për dritën.Kur jemi të dëshpëruar dhe në vështirësi, ne kemi nevojë për shpresë dhe kurajo.Në këtë botë do të kemi vështirësi, por ngjallja na ka dhënë mjetin dhe mënyrën se si ne t’i kapërcejmë ato dhe të dalim fitimtarë.”Lajmi i gëzueshëm se ju ngjall”, shkruan Shen Agustini, “nuk e ndryshon botën bashkëkohore.”Akoma përpara nesh shtrihet puna,disiplina,sakrifica.Por, fakti i Pashkës na jep ne fuqinë shpirtërore, për të kryer punën,për të pranuar disiplinën dhe për të bërë sakrificën.Le të kujtojmë gjithmonë se lajmi i mirë i ngjalljes erdhi nga një vend ku askush nuk e priste.Erdhi nga varri, qe është simbol i vajtimit dhe dëshpërimit.Por Zoti e ktheu këtë vend dëshpërimi në burimin e ngushëllimit dhe shpresës.Prandaj varri i zbrazur në Jerusalem, u bë simboli i ngjalljes dhe jetës dhe është për ne gjithmonë një kujtesë se sa do që të këmi vështirësi,ne e dimë se Zoti e mundi vdekjen,dëshpërimin dhe vajtimin.Nëse jemi me atë, nuk do të kemi më frikë nga asgjë.Gëzuar Pashkët dhe për shumë vite!”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu