Meta në konferencën e jashtëzakonshme,flet për ngjarjen e ndodhur në Elbasan

0

Presidenti Ilir Meta kërkon që të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit e tre ditëve më parë, ku pati një përplasje mes anëtarëve të SMV-së së Partisë Demokratike dhe militantëve të PD, e për pasojë mbeti i vdekur mjeku Pjerin Xhuvani.

Sipas Metës, Policia dhe Prokuroria qëllimisht duan ta shtyjnë zbardhjen e ngjarjes për pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Do të jem në këtë detyrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”, tha Meta, në një ditë kur sot është heshtje zgjedhore.

“Ngjarja të zbardhet urgjentisht përpara se të kemi ngjarje të tjetër. Që të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. Edhe pse dje kam ngritur disa pytje, Prokuroia dhe Policia janë në apati dhe nuk po reagojnë. Për fat të keq konstatoj se ka një tendencë për ta shtyrë zbardhjen pas zgjedhjeve. Provat kanë qenë atje, në sy të të gjithëve”, tha Meta.

Kreu i shtetit përsëriti dhe njëherë pyetjet që shtroi një ditë më parë për organet ligjzbatuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu