Tre mënyrat si duhet të votojnë nesër qytetarët

0

Në një deklaratë për mediat, Celibashi shpjegoi trë mënyrat e votimit.

“Në cdo qendër votimit do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku do jenë emrat e partive dhe koalicioneve si dhe numrat që i korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe kandidojnë edhe kandidatë të pavarur me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në një nga tre mënyrat.

E para, një votues mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, duke vendosur X ose +.

E dyta është ajo që ka të bëjë me votimin edhe për partinë edhe për koalicionin, duke vendosur X ose + përbri logos së partisë, ndërkohë mund të zgjedhë edhe një nga kandidatët e asaj partie ose koalicioni.

Mënyra e tretë, votuesi mund të votojë edhe vetëm për një kandidat duke vendosur shenjën X ose +.”, tha Celibashi.

Po ashtu Celibashi bëri të ditur se janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore dhe nuk ka pasur asnjë problematikë.

“Ka përfunduar shpërndarja e bazës material zgjedhore në të gjitha KZAZ dhe sot ka filluar shpërndarja për çdo qendër votimi. Nga raportimet e KZAZ deri tani procesi ka shkuar mirë, nuk ka parregullsi për shpërndarjen e bazës zgjedhore, përfshi këtu edhe shpërndarjen e 5199 pajisjeve të identifikimit elektronik.

5199 pajisje të identifikimit elektronik, kjo pajisje bashkë me pjesën tjetër të materialeve do ti dorëzohet sot qendrave të votimit.”

Keword: Infowebtv, votime, Shqipëri, Komisioner

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu