Meta në OKB: Shqipëria ndan vizionin për një rajon më të sigurt

0

Në kujtim të 75 vjetorit të themelimit presidenti Ilir Meta është drejtuar me një fjalim në takimin e nivelit të lartë të kombeve të bashkuara.

Për të uniteti i treguar këtë herë në luftën me koronavirusin tregon dhe një herë fuqinë e organizatës.

Shqipëria iu bashkua në vitin 1955 duke u angazhuar për të ruajtur e për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave.”

Edhe një herë kreu i shtetit ka theksuar angazhimin për bashkëpunimin në vendet e rajonit.

“Vendi im ndan plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt, me një perspektivë të qartë evropiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për t’iu kundërvënë e për të luftuar edhe kërcënimet e reja të sigurisë.”

Meta shprehet se Shqipëria mbështet vizionin dhe agjendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm për të reformuar tri shtyllat e sistemit të OKB-së, teksa theksoi rëndësinë e barazisë gjinore.

Tags

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu