Meta nuk pranon t’i përgjigjet Ramës:”Jemi në kishë.”

0

Presidenti Ilir Meta ishte paraditen e sotme në Kishën e Prullit në fshatin Spiten të Lezhës ku përcolli disa mesazhe.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje lidhur me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi, kreu i shtetit nuk pranoi që të komentonte duke thënë se “jemi në kishë” duke shmangur politikën.

Por në fjalën e tij, Presidenti tha se, sot lutet për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë në kushte mjaft të vështira.

“Le t’i lutemi Zotit për të qenë të bashkuar dhe për të triumfuar ndaj cdo sfidë dhe cdo vështirësie dhe me ndihmën e Zotit, të na ndihmojë të gjithëve, ne do ia dalim.

Besimi në Zot për të mos humbur shpresën. Në të ardhmen të çrrënjosim edhe varfërinë dhe problemet sociale që të rinjtë të jetojnë këtu, në këto troje përrallore. Jemi në një parajsë për të cilën duhet të ndërgjegjësohemi.

Nuk do të flasim në kishë për cështje të tjera, jemi këtu për një cështje të madhe. Zoti të na ndihmojë dhe të lutemi për të gjithë ata që po vuajnë dhe ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka.

Të lutemi për mjekët dhe infermierët që sakrifikojnë në kushte mjaft të vështira. Por të lutemi edhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’u gjendemi pranë” tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu