Meta thërret në konferencë të jashtëzakonshme mediat

0

 

Kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e së dielës, presidenti i vendit Ilir Meta, ka shpeshtuar komunikimin e tij me mediat dhe qytetarët me një seri postimesh në rrjetet sociale dhe deklaratash.

Mesditën e sotme Meta ka thërritur një konferencë të jashtëzakonshme në presidencë ku fton gazetarët të jenë të pranishëm, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë tematika.

Pak momente më parë ai reagoi ashpër për një incident të ndodhur në Fier, ku punonjësit e Bashkisë hoqën banderolën e LSI-së, për shkak të takimit elektoral që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama pasditen e sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu