Meteorologët: Stuhia prek Shqipërinë

0

Pritet që stuhia që ka goditur Italinë pasditen e sotme të zhvendoset edhe në Shqipëri duke prekur disa pjesë kryesisht në Veri të vendit. Deri në 65 km/h kap shpejtësia e furtunave me erëra dhe shi të rrëmbyeshëm në rajonet përreth Romës. Sipas meteorologëve, këto furtuna do të zhvendosen përtej Adriatikut deri në Shqipëri.

Parashikohen shira të rrëmbyeshëm, teksa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar sot letër pesë prefekturave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu. Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në Veri-Perëndim dhe Jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu