Metoda japoneze, si të kurseni 35% të pagës çdo muaj

0

Sa e marin rrogën të gjithë thonë se, avullon pasi ka shpenzime si qiraja, faturat, ushqim, veshje e të tjera.

Kjo bën që xhepi ynë të boshatiset shumë shpejt çdo muaj dhe këtu fillojnë vështirësitë pastaj.

Një metodë origjinale japoneze e quajtur “kakeibo” mund të hyjë në jetën tuaj dhe të ndryshojë faktet, sipas CNBC.

Metoda specifike premton të kursejë çdo muaj 35% të pagës suaj dhe shumë para në vit. Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe cilat kanë qenë shpenzimet e panevojshme.

Hulumtimet kanë vërtetuar përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni arsyet që ju pengojnë të kurseni. Sipas metodës “kakeibo”, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm.

A mund të jetoj pa këtë artikull?

A do ta përdor në të vërtetë?

A kam vend për të?

Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)

Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)

Si ndihem për këtë blerje? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu