Banda që u kap në pikën kufitare të Kakavijës, lirohet me garanci financiare nga gjykata

0

Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestoi para disa ditësh disa doganierë në pikën kufitare të Kakavijës, të cilët akuzohen për veprën penale të  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Doganierët, me gjasë në bashkëpunim edhe me policinë e Qarkut Gjirokastër, kishin krijuar prej muajsh një “autostradë” kontravande në pikën doganore të Kakavijës.

Policia e Fierit pas një kontrolli “rutinë” ndaloi katër kamionë të tonazhit të rëndë me mallra të ndryshmë të kaluara pa zhdoganuar në pikën doganore.

Mësohet se të arrestuarit me bujë një javë më parë kanë lënë qelitë e burgut falë garancive financiare, masë e cila siç ndodh në këto raste përfundon me shuarjen e hetimit dhe mbetet në harresë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu