Mijëra udhëtarë të bllokuar prej 2 orësh në kontrollin e pasaportave në Aeroportin e Bergamos

0

Mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Bergamos, ku janë krijuar radhë të gjata në kontrollin e pasaportave. Mesohet se rreth 2.000 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej të paktën dy orësh, duke shkaktuar kaos dhe vonesa në nisje.

Si shkak kryesor raportohet mungesa e oficerëve të policisë për të kryer procedurat e kontrollit të pasaportave, çka ka ngadalësuar ndjeshëm procesimin e udhëtarëve. Situata ka shkaktuar pakënaqësi të shumta, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për normalizimin e fluksit.