Milan nuk përmbahet/ Fitore ndaj Sampdorian

0

Ky Milan po i bën të gjithë për vete. Grup i fortë lojtarësh, përmirësim nga ndeshja në ndeshje, pjekuri dhe skuadër solide, ide e qartë loje dhe futboll i bukur, muaj pa humbur në Serie A dhe vendi i parë.

“Djalli” zhvilloi një tjetër performancë pozitive dhe mposhti 1-2 Sampdorian jashtë fushe (suksesi i shtatë radhazi larg San Siro-s). Giuseppe Bergomi, ish-kapiteni i famshëm i Interit, nuk i kursen elozhet për kushërinjtë në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

 E vështirë të gjesh momente kur Milani ka vuajtur. Janë skuadra që po luajnë futbollin më të bukur në Itali, vrapojnë më shumë se të tjerët. Sampdoria nuk po arrinte të lidhte dy pasime në pjesën e parë.

Pavarësisht mungesave të Ibrahimovic dhe Kjaer, kuqezinjtë po vazhdojnë të paraqiten mirë. Mendoj se Milani ka lojtarë shumë të fortë, kanë diçka më shumë se të tjerët. Janë realisht një skuadër shumë e fortë“, deklaron Bergomi. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu