Milani i çoroditur, Sampdoria arrin ta mundi në “San Siro”

0

Milani nuk ia ka dalë të fitojë sot ndaj Sampdorias dhe ka humbur shumë terren në garën për titullin kampion. Skuadra e Ranieri mori një barazim me shifrat 1-1. Golat u shënuan nga Quagliarella dhe Hauge. Pjesa e parë nisi me lojën e mirë të Sampdorias, duke e rrezikuar disa herë portën e Milanit, po pa arritur të goli. Në fund të pjesës së parë kuqezinjtë e morën disi veten.

Me nisjen e së dytës Milani kontrolloi lojën, por pa krijuar raste të rrezikshme. Në minutën e 57 kuqezinjtë bënë një gafë fatale në mbrojtje. Një pasim të pallogaritur mirë e arrin Quagliarella, i cili tund rrjetën me një parabolë shumë të bukur dhe i jep avantazhin Sampdorias.

Kjo e fundit dy minuta pas golit u godit nga kartoni i kuq i Adrien Silva, i cili u ndëshkua me dy të verdhë.  Pas këtij episodi e gjithë ndeshje foli për Milanin. Kuqezinjtë ushtruan presion në portën e Sampdorias dhe përpjekjet iu shpërblye në minutën e 87, aty ku Hauge lëvizi bukur dhe tundi rrjetën, duke barazuar ndeshjen.

Në minutat e mbetura kuqezinjtë u përpoqën të barazojnë, por ishte e pamundur dhe marrin një pikë, që nuk i vlen aspak për garën për titullin kampion. Tashmë Interi është 5 pikë përpara, me dy ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër Milani nëse vazhdon me këto ritme rrezikon pjesëmarrjen në Champions League.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu