Pas videos virale njerëzit mendojnë se ylli i TikTok vuan nga PNES

0

Në një transmetim live në TikTok, Dixie D’Amelio tregoi se ajo ka kriza psikogjene joepileptike (PNES). D’Amelio tha gjatë videos, se sëmundja iu shkaktua nga faktorë psikologjikë. Falë PNES, ajo u shpreh se ka përfunduar disa herë në spital dhe gjatë vitit të parë të shkollës së mesme, ka qëndruar për pesë muaj në shtrat.

D’Amelio e zbuloi diagnozën, pasi disa video të publikuara, i bënë njerëzit të mendojnë se ajo po shtiret për të evituar shkollën.

“Bashkë me krizat, kanë ardhur dhe shumë probleme të tjera. Në disa raste mund të më meret goja dhe të mos flas qartë”, vazhdoi D’Amelio.

Kohët e fundit një video tjetër qarkullon në internet. Gjatë një daljeje në YouTube, motra e Dixie D’Amelio-s, Charli, duket se po dridhet në video, duke i bërë njerëzit të mendojnë se edhe ajo vuan nga i njëjti problem, PNES.

Lidhur me videon, disa prej komentuesve mendojnë se “ajo është vetëm 16 vjeç dhe njerëzit janë shumë të ashpër”, ndërsa të tjerë thonë se është “thjesht efekti i kafesë”, që po i jep të dridhurat.Vetë ylli i TikTok nuk ka komentuar ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu