Miliona euro vjedhje! SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste për pronarët e Call Center, operacion i madh në Tiranë dhe Durrës me kërkesë të gjermanëve

0

Të paktën 20 urdhërarreste janë lëshuar nga ana e SPAK për pronarë dhe drejtues të Call Centerave të cilët kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm europianë, përmes FOREX.

Mësohet se hetimet kanë nisur me kërkesë të palës gjermane, ndërkohë që operacioni po vijon në Tiranë dhe në Durrës.

Prej kohësh prokuroritë të ndryshme në vendin tonë janë duke hetuar në lidhje me aktivitetin e kompanive të Call Center, pas sinjalizimeve nga jashtë se kryhen mashtrime me shuma të mëdha parash me shtetas të vendeve të BE.

Duke qenë se aksioni është ende në vijim, ende nuk dihen identiteti i personave që janë vënë në pranga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu